59 persona në ISIS, 4 prej tyne t’vramë nga rajoni i Ferizajit, fushatë vetëdijësuese kundër ekstremizmit në këtë qytet

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka nisë sot zbatimin e projektit më të ri: “Vetëdijesimi i të rinjëve mbi pasojat e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar”.

Zbatimi i projektit nënkupton mbajtjen e ligjeratave më nxënës të shkollave të mesme të Ferizajt dhe të komunave të këtij rajoni.

Ligjerata fillestare u mbajtë sot, me nxënës të gjimnazit “Kuvendi i Arbrit” të Ferizajt. Veç nxënësve, të pranishëm në ligjeratë ishin edhe përfaqësues të MPB’s, KFOR’it, EULEX’it, ICITAP’it, OJQ’t.

Mbas nji vlerësimi të shkurtë të situatës aktuale të ndërlidhun me këtë temë të ndjeshme, nga aspekti policor, ligjëroi drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, nënkoloneli Gazmend Hoxha. Ai vuni në pah procesin e radikalizimit dhe fazat e tij, siç janë: procesi i rekrutimit, vendet e rekrutimit, identifikimi i caqeve, bindjet, mjetet e bindjes dhe rrezikun nga mundësia e përfshimjes së drejtpërdrejtë në aktivitete terroriste.