6 mijë të arrestuem në Turqi

Autoritetet turke kanë arrestue 6 mijë persona për tentativën e dështueme të grushtit të shtetit dy ditë ma parë në Turqi.

Kjo shifër asht ba publike nga ministri i Drejtësisë në Turqi, i cili sqaroi se mes të arrestuemve janë ma shumë se 50 ushtarakë të rangut të naltë dhe 2700 gjyqtarë.

Presidenti Erdogan thotë se Parlamenti turk mundet me rikthye dënimin me vdekje, nisun nga ky rast puçi që ndodhi.

Nga luftimet për rimarrjen e kontrollit, u vranë ma shumë se 265 persona. Presidenti akuzon klerikun dhe rivalin e tij Fethullah Gulen për grushtin e shtetit. Gulen që jeton prej vitesh në SHBA, reagoi dje tue hedhë poshtë akuzat.