6 milionë euro shtesë për sanimin e rajoneve të prekuna n’Maqedoni

6 milionë euro shtesë janë nda për sanimin e gjendjes në vendet e përfshime nga vërshimet më 6 Gusht në rrethinën e Shkupit.

Prej tyne, 3 milionë janë nga Buxheti i Republikës së Maqedonis, 2,5 milionë nga Buxheti i Qytetit të Shkupit, ndërsa 500 mijë euro ka nda komuna e Gazi Babës.

Këtë sot e theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vlado Misajlovski gjatë përurimit të fillimit të rikonstruksionit të rrugës “Alija Avdovic” në lagjen Hasanbeg.

“Si Qeveri punuem me përkushtim me i përmisue krejt kushtet në rajonet e vërshueme dhe për atë kemi ba disa hapa të mëdha.

Para se gjithash, siguruem 3 milionë euro shtesë drejtëpërsëdrejti nga Qeveria përmes Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetnore për përmisimin e rrjetit rrugor, ndërsa njiherit edhe e ndryshuem Ligjin që të mundet “Rrugët e Maqedonisë” në mënyrë të drejtëpërdrejt të përfshihet në ndërtimin e krejt rrugëve lokale në vendet e prekuna nga vërshimet.