6 persona për terrorizëm arreston policia franceze!

Policia anti-terroriste franceze ka arrestue sot gjashtë persona në Strasburg dhe Marseille për shkak të rrezikut të mundshëm të organizimit të sulmeve terroriste.

Katër burra janë arrestue në pjesën lindore te Strasburgut, ndërsa dy të tjerë u arrestuen në pjesën jugore të Marseillle në natën në mes të Diellës dhe të Hanës.

Sikur asht njoftue nga Ministria e Punëve të Mbrendshme gjatë ditës do të dihen edhe detajet e tjera në lidhje me rastin.

Strasburgu asht nën kujdes të madh që nga hapja e tregut të Krishtlindjeve, për shkak të kercënimit të mundshëm të sulmeve terroriste.

Në Francë gjendja e jashtëzkaonshme asht shpall që nga viti i kaluem nga sulmet terroriste në Paris.