6 serbë nga Mitrovica në mesin e t’arrestuemve në Mal të Zi

Në mesin e 20 personave të arrestuem gjatë ditës së djeshme në Podgoricë, të dyshuem për sulme terroriste në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, gjenden edhe 6 persona nga veriu i Mitrovicës, bajnë të ditun burime të KosovaPress.

Simbas këtyne burimeve, ata janë Velimirovic Stefan (1991), Kovacevic Bojan (1976), Bozovic Vladimir (1995), Kovacevic Goran (1999) , Djordjevic Luka (1998), krejt këta nga Mitrovica, si dhe Djordjeviq Nikola (1995) nga Zubin Potoku.

Ata të Shtunën kanë hy nga Kosova në territorin e Malit të Zi, ku kishin planifikue sulme terroriste.