Rritet numri i viktimave, 13 të vdekun n’Itali

Tri lëkundje shumë të forta sizmike gjatë natës kanë gjunjëzue qendrën e Italisë.

E para me magnitudë 6 ndodhi n’orën 03:36, me epiqendër 2 km larg Rietit.

Deri tash bilanci asht 13 viktima. Por bilanci mund të randohet mbasi ka ende njerëz nën rrënoja.

Tërmeti i parë dhe ma i fortë ka qenë ai me magnitudë 6,2 dhe thellësi 4 km, i cili ka godit rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli, mbas tij ka pasë disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka ra rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km.

Kryebashkiaku i Amatrice, Stefano Petrucci, tha këtë mëngjes se qyteti i tij “nuk asht ma”.

6 të vdekun nga tërmeti n’Itali

Raportimet e fundit nga Televizioni shtetnor konfirmojne vdekjen e 6 njerezve nga termeti qe goditi sot Romen dhe zonat perreth ne oren 3:30 te mengjesit.

Ne mesin e viktimave jane edhe dy femi, 8 muejsh dhe 9 vjecar, transmeton Rrokum.TV.

Raportohet edhe per disa te zhdukun, mbasi qe shume ndertesa jane rrxue dhe damtue tanesisht.