6 të vramë e 4 të plagosun nga shpërthimi i nji banese në Rusi

Zyrtarët emergjentë të Rusisë njoftojnë se gjashtë persona kanë humbë jetën dhe katër të tjerë janë lëndue randë në nji shpërthim të gazit.

Shpërthimi e ka goditë nji ndërtesë dy katshe para mëngjesit në qytetin Ivanovo, 250 kilometra në verilindje të Moskës.

Shpërthimi e ka nda në copa nji pjesë të madhe të murit prej tulle, tu çue në shembjen e nji pjese të katit të dytë.

Në mesin e të vdekunve asht edhe nji vajzë katërvjeçare./Yahoo/