60 repuplikanë kundërshtojnë Donald Trump’in

60 veteranë republikanë të politikës së jashtme kanë shpreh përkushtim për ta kundërshtu kandidatin presidencial, Donald Trump, tue thanë se propozimet e tij do ta damtojnë sigurinë e Shteteve të Bashkueme.

 

Në letrën në nji faqe në Internet (War on the Rocks) të postueme sot, këta anëtarë me ndikim në Partinë Republikane, përfshi ish-presidentin e Bankës Botnore, Robert Zoellick, dhe ish-sekretarin e mbrendshëm të sigurisë, Michael Chertoff, i kanë hedh poshtë deklaratat kundër myslimanëve të zotit Trump dhe kërkesën e tij që Mexika ta financoj ndërtimin e murit në kufinin me Shtetet e Bashkueme.

 

Këto janë vetëm dy prej qendrimeve, që vlerësohen si kundërthanëse, që i ka paraqit Donald Trump.

 

Kjo letër u publiku nji ditë mbasi Trump arriti fitore të madhe për sigurimin e nominimit republikan për zgjedhjet presidenciale, meqë fitoi në 7 prej 12 shteteve në të ashtuquejtunën Super e Martë.

 

Por, në mesin e atyne që nuk e kanë nënshkru këtë letër janë ish-sekretarët amerikanë të shtetit, Condoleeza Rice, dhe Colin Powell, dhe ish-këshilltari për siguri kombëtare, Stephen Hadley.