Çka po kerkojnë 150 mijë njerëz për Jose Manuel Barroson!

Mbi 152 mijë vetë kanë firmos nji peticion të stafit të BE’s kundër ish-presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso.

Dokumenti i asht dorëzue tre institucioneve kryesore të bllokut.

Aty kerkohet që Barroso të mos perfitojë më pensionin e BE’s për shkak të punësimit të tij te banka “Goldman Sachs”.

 Firmëtarët e peticionit e konsiderojnë si “moralisht të denueshëm” afrimin e tij me Bankën Amerikane të Investimeve, nderkohë që vazhdon me perfitue nga të ardhunat e ofrueme prej Bashkimit Europian.

Të irrituem, ata e cilësojnë levizjen e Barroso’s nji “dhuratë” që u bahet euro-skeptikëve.

Nisma e peticionit u ndërmor në Korrik, por që prej atëherë interesi për me u rritë tue shkue përtej punëtoreve të BE’s.

Pasardhësi i tij, Jean Claude Juncker kerkoi nji hetim për shkelje të kodit të sjelljes, i cili parashikon që ish-komisionerët me veprue me integritet dhe shumë pjekuni mbas largimit nga detyra.