65% e ligjeve janë kthye për rishqyrtim në Kuvend

Mungesa e kuorumit dhe mosardhja e deputetit Kujtim Paçaku, ka ba që Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetun dhe Peticione me pritë mbi 50 minuta.

Në mbledhje për me raportue për vitin 2015, ishte i pranishëm ishte edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

Gjatë raportimit, ai përmendi identifikimin e problemeve të mëdha në fushën e legjislacionit, sepse nga 100 ligje që janë miratue në Kuvend 65 % e tyne janë kthye për plotësim-ndryshime, e kjo simbas tij po e ul besueshmëninë e qytetarët.

Vërejtje për të drejtat e njeriut, Avokati i Popullit paraqiti edhe ndaj sistemit gjyqësor, kur tha se ka pasë zvarritje të mëdha të procedurave gjyqësore dhe në harmonizimin e ligjeve.

Simbas Jasharit, sfidë për institucionin që ai drejton mbetet akomodimi në objektin e ri, si dhe mungesa e buxhetit.

Por pakënaqësi, sidomos për çashtjen e përfaqësimit të komuniteteve pat deputeti ashkali, Etem Arifi.

Mirëpo për Hilmi Jasharin, ky asht vetëm nji keqkuptim se si tha ai, Avokati i Popullit nuk ndërhyn në emnimet e komuniteteve.