65 të vramë nga sulmi vetëvrasës i ISIS në Baghdad

65 persona mbetën të vramë dhe rreth 60 tjerë u lënduen mbasi nji sulmues vetëvrasës me bombë e hodhi veten n’erë gjatë nji ndeshje futbolli në qytetin Iskanderiyah, në afërsi të Baghdad’it në Irak.

ISIS e mori përgjegjësinë për sulmin, sipas agjencisë së tyne Amaq.

Grupi e ka nisë nji kampanjë të sulmeve vetëvrasëse në kryeqytetin e Irakut dhe në tanë vendin.