Partia Demokratike angazhon Podesta Group per lobim

Partia Demokratike e Shqipnisë punësoi Podesta Group në Washington për me lobue pranë qeverisë dhe Kongresit të Shteteve të Bashkueme për llogari të saj.
Lajmi bahet i ditun nga dokumente të publikueme nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA nën Aktin për Regjistrimin e Agjentëve të Huej.
Simbas ekstraktit të publikuem, “Podesta ka me kshillue Partinë mbi politika revelante dhe aktiviteve të Kongresit, ka me kerkue  dhe analizue çashtje të caktueme dhe ka me organizue takime me zyrtarë të degës egzekutive të SHBA, anëtarë të Kongresit, media dhe organizata jofitimpruese.”

Kohëzgjatja dhe kostoja e kontratës për Partinë Demokratike pritet me u publikue ma vonë. Kontrata asht nënshkrue me 8 Mars 2016./Dita/