72 deputetë u nënshkruen për mëditje e 54-55 deputetë në sallë!

Pjesa e dytë e seancës së Kuvendit u ndërpre sot për mungesë të quorumit.

Kreu i këtij institucioni, Kadri Veseli, pati kritika të ashpra ndaj deputetëve të cilët nënshkruhen për mëditje dhe nuk qëndrojnë në sallë për zhvillimin e punimeve plenare.

Veseli tha se sot janë regjistrue 72 nënshkrime të deputetëve për mëditje, ndërsa në sallë numri i deputetëve sot ishte jo ma shumë se 54 ose 55. Ai u bani thirrje atyne për ma shumë kujdes, se qysh tha ai, ata janë të zgjedhunit e popullit.

Dëshiroj ta evidentoj një fakt, janë 72 nënshkrime të cilat janë ardhur për mëditje. 72 deputet kanë ardhur për mëditje, por për përgjegjësinë për deputet asnjëherë sot në këtë sallë mbi 54. Ta keni parasysh, populli na ka zgjedhur… “, tha Veseli.

Në fillim të seancës së pjesë së dytë, fillimisht ministri i Drejtësisë, Haredin Kuçi, paraqiti para deputetëve për miratim projektligjin për Akademinë e Drejtësisë, përmes të cilit ka me u kompletue arkitektura institucionale e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Ministri i Drejtësisë tha se funksionimi primar i Akademisë ka me qene ofrimi i trajnimeve dhe edukimit, para se gjithash për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe për stafin gjyqësor dhe prokurorial që janë kategori të veçanta dhe ndikojnë drejtpërdrejt edhe në ngritjen e cilësisë së funksionimit të sistemit gjyqësor.

Kuçi tha se Akademia ka me ofrue trajnime edhe për profesione të lira përfshi noterët, avokatët, ndërmjetësuesit dhe përmbaruesit me kërkesën e tyne dhe participimin financiar të tyne, tue ba kështu që akademia me kontribuue që me mjete vetanake me mbajte veten tu’ u perjashtue edhe nga buxheti i Kosovës.

Edhe pse Kuçi kërkoi votimin, ky projektligj nuk u hodh në votim nga kryetari i Kadri Veseli, i cili përmbylli këtë seancë në mungesë të quorumit.

Në rend dite ishin parapa vazhdimi i seancës së djeshme për shqyrtimin e pikës 4 për Shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Konventës për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të hueja (5 tetor 1961), dhe pika 5 për Shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer dhe Votimi i anëtarëve të Bordit Këshillëdhanës për Mbrojtjen e Mjedisit.

kuvendi1 kuvendi2