Raund i ri bisedimesh ne Bruksel

Në Bruksel pritet me vazhdue dialogu mes Kosovës dhe Serbisë sot.

Kështu asht konfirmu nga e ashtuquejtuna Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Delegacioni i Serbisë, i udhëhequn nga i ashtuquejtuni shef i zyrës së lartpërmendun, Marko Djuric, ka thanë se pritet me u bisedue për zbatimin e marrëveshjeve të arrituna për Asociacionin e komunave serbe, për gjyqësorin, telekomunikacionin dhe lirinë e lëvizjes.

Planifikohet që këto bisedime me zgjatë deri të Merkurën.