8 ankesa në Supreme, shtyhet certifikimi i rezultatit zgjedhor

Numri i ankesave në Gjykatën Supreme asht rrit.

Tashma janë shtue edhe katër ankesa të tjera, që numri i përgjithshëm del të jetë gjithsej tetë ankesa deri n’oren 14:00, kur edhe ka përfundue afati i dorëzimit të ankesave nga kandidatët për deputet apo subjektet politike.

Siç merr vesh Indeksonline, njana nga këto të fundit asht nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tjetra nga Lista Serbe.

Simbas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve certifikimi ka me qenë i mundun mbasi m’u ba rinumërimi i kutive për të cilat PZAP’i ka vendos dhe mbas vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me ankesat që janë ba nga kandidatë për deputetë apo nga partitë politike që ishin garuese në këto zgjedhje.

Ndërkohë ka përfundue rinumërimi i mbi 110 kutive me vota, të zgjedhjeve parlamentare të 11 Qershorit 2017.