8 atletë kosovarë në “Rio 2016”. Thaçi: Kjo asht fitore!

maj_1468840415-9121974

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaru se pjesëmarrja e Kosovës në Lojnat Olimpike përmbush nji andërr të kahmotshme te kosovareve.
Thaçi poston ne Facebook se Kosova do të përfaqësohet nga tetë atletë dhe kjo asht fitorja e parë olimpike.

Debutimi i republikës sonë të re në Lojërat Olimpike është përmbushje e ëndrrës sonë të shumëpritur. Sot kemi Majlindën tonë, dy herë kampione e botës dhe tri herë kampione e Evropës. Kemi Nora Gjakovën që na bëri krenarë, veçanërisht pas stolisjes me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Verore “Baku 2015”. Janë edhe Vijona Kryeziu, Musa Hajdari, Rita Zeqiri, Lum Zhaveli, Urata dhe Qëndrim Guri, që shkëlqyen me paraqitjet e tyre në atletikë, not, shenjëtari dhe çiklizëm. Vetë prezantimi i tetë atletëve kosovarë në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016” është fitorja e parë olimpike e Kosovës“, shkruen Presidenti i Kosovës në Facebook.