8 Marsi tregon dhunën e madhe ndaj grave

Kjo ishte atmosfera gjatë dites së grues, gra që mbanin lule në dorë e burra tek sa blinin lule.

Megjithëse thellimi në këto pamje të jep përshtypjen se grueja në Kosovë jo vetëm që gëzon të drejtat e saj të plota e të barabarta, por se ajo respektohet në përpikmëri, por hulumtimet e fundit e portestat po në këtë ditë fatkeqësisht tregojnë të kundërten e ksaj.

Hulumtuesja dhe autorja e kordinatoreja për avokim pranë grupit të grave, Adelina Berisha shpalosi raportin mbi dhunen në familje e posaqërisht ndaj grues e cila tha se 62% e individëve në Kosovë kanë përjetue dhunë në mesin e të cilëve 68% janë gra.

Shqetësim simbas Berishes asht edhe mosraportimi i dhunës nga gratë.

Ndërsa Shemsie Seferi nga Shoqata ‘Alma” u bani thirrje grave mos me festue po me protestue. Ajo përmendi edhe disa nga faktorët e dhunes.

Edhe qytetarët e anketuem nga Televizioni Rrokum dhanë mendimet e tyne për 8 Marsin, poziten e grues në shoqni dhe dhunën ndaj saj.

Megjithatë urojmë që ky 8 Mars me qenë fillimi i ndryshimeve dhe fundi i dhunës ndaj qenies ma të butë njerëzore.