8 të plagosun afër nji xhamie në Francë

Tetë persona janë plagos nga të shtënat jashtë nji xhamie në Francën jugore, kanë konfirmue zyrtarët.

Besimtarët  që po dilnin nga xhamia Arrahma në Avignon u sulmuen nga dy të dyshuem të maskuem n’orën 22:30 të orës lokale (21:30 GMT) të Diellën.

Të dyshuemit që mbanin nji revole dhe nji armë gjahu, arritën me nji Renault Clio përpara se të hapnin zjarr mbi turmën, shkruen gazeta La Provence.

Policia tha se nuk po e trajton incidentin si sulm terrorist.

Katër persona u plagosën jashtë xhamisë dhe nji familje prej katër vetësh, tue përfshi nji vajzë 7 vjeçare,  pësuen plagë nga  të shtënat derisa ndodheshin në apartamentin e tyne, të vendosun rreth 50 metra larg La Provence, shkruen gazeta tue citue nji burim.