Qe sa kerre levizin me gaz në Kosovë!

Në vend dihet sa pompa të derivateve të naftës janë, po ashtu dihet edhe sa automjete qarkullojnë e të cilat perdorin për landë djegëse gazin (plin), por nuk dihet sasia dhe cilësia e gazit kur furnizohemi nëpër pompa, mbasi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), nuk ka pajisje, e as staf për me verifikue sasinë dhe cilësinë e gazit që perdorët për kerre dhe në amvisni.

Simbas statistikave zyrtare në Republikën e Kosovës janë rreth 293 mijë automjete që qarkullojnë, ndërsa, prej tyne 817 janë që perdorin gazin për landë djegëse, shkruen Telegrafi.

“Totali i automjeteve qe janë në qarkullim dhe që janë valide asht 292,685 ndërsa automjete me gaz janë 817”, kanë thanë në përgjigjet për Telegrafin nga Ministria e Punëve të Mbrendshme (MPB).

E simbas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në vend janë rreth 390 pompa të derivateve që furnizojnë konsumatorët në tanë vendin me gaz.