870 persona të prekun me Down Syndrome në Kosovë

Shërbimi për personat e prekun me Down Syndrome ende mbetet sfidë në Kosovë. Kështu u tha sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të prekunve me këtë sindrom.

Me moton “Perkrahum sot, që nesër mer qene i pamvarun”, shenimi i kësaj dite po bahet edhe nga shoqata Down Syndrome Kosova.

Drejtorja e kësaj shoqate, tue përmend përkushtimin e kësaj shoqate për të prekunit me këtë sindrom, u bani thirrje institucioneve dhe shoqnisë për ma shumë kujdes për këtë kategori.

Ndërsa zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj tue u tregue shumë e dashun me fëmijtë me sindrom, përmendi se në Kosovë janë 870 persona të prekun me Down Syndrome, tu shtue se në kuadër të skemave të kësaj Ministrie, familjet e këtyne personave për çdo muej ndihmohen me nga 100 euro.

Programi në shenim të kësaj dite ka vazhdue me pika artistike në Teatrin Kombëtar ku u shfaq nji film i shkurtë dokumentar, i cili paraqet aktivitetet dhe punën e kësaj shoqate dhe të prekunve me Down Syndrome, të cilët janë pjesë saj.