9 Prilli – Dita e Kushtetutës

kushtetuta

Sot në Kosovë shenohet 8-vjetori i miratimit të Kushtetutës së Republikës.

Kushtetuta e Kosovës u ratifiku më 9 Prill 2008 dhe hyni në fuqi më 15 Qershor 2008.

Kushtetuta asht akti ma i naltë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të gjithë qytetarëve të vendit.

Pjesa ma e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani i Ahtisarit, tue i dhanë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe nji ambient ma të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e definon Kosovën si nji shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

9 Prilli asht zyrtarisht festë shtetnore në Kosovë që do të thotë se institucionet sot do ta kenë ditë pushimi.

Për ta shenue këtë ditë, sot mbahet seminari me temën “Kushtetuta e Republikës së Kosovës 8 vite mbas: vlerat, sfidat dhe perspektiva”.