93 punëtorët e larguem nga puna e fitojnë ‘betejën’ me KEDS

Janë 93 punëtorë që KEDS’i i ka largue nga puna, e që kanë pasë kontratë të përhershme. Por, mbas ankesës që kanë ba në Inspektoratin e Punës, punëtorët e larguem e kanë fitue rastin në shkallën e parë. Inspektorati i Punës ka kërkue shfuqizimin e vendimit, tue iu dhanë të drejt punëtorëve të kthehen në vendin e tyne të punës.

Inspektorati i Punës i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka konstatue se KEDS’i ka ba shkelje kur ka largue nga puna 93 punëtorë që kishin kontrata të përhershme, raporton lajmi.net.

93 punëtorët që ishin largue nga puna, e kanë fitue rastin në shkallën e parë, mbasi kanë ba ankesë përmes avokatit të tyne, Nasuf Hasanit.

Në vendimin e Inspektoratit të Punës që e ka sigurue lajmi.net, KEDS’i detyrohen që me shfuqizue vendimin për largimin nga puna të 93 punëtorëve.

Në vendim thuhet se, KEDS’i ka veprue në kundërshtim me Ligjin e Punës dhe nuk ka dhanë argumente të mjaftueshme për largimin këtyne punëtorëve nga puna.