Rrëfim për nji televizion shqiptar: Flet grueja që u sherue nga Nanë Tereza

Rregullat strikte të Vatikanit kërkojnë që për me arritë deri tek Shejtnimi duhet të provohen dy mrekulli, mrekulli tashma të provueme për Nanë Terezën, e cila u Lumtunue në vitin 2003, hapi i parë drejt Shejtnimit.

Asaj iu njoh sherimi i nji grueje nga India, e cila prej vitesh vuente nga nji tumor akut në stomak.

Që nga ajo kohë, Monica Besra, nji grue e varfën, e cila jeton në nji fshat të thellë të Indisë në kufi mes Bangladeshit, Nepalit dhe Butanit, u kthye në qendër të vëmendjes së gjithë opinionit publik, perfshi këtu dhe debatet mes mjekëve dhe teologëve.

Por vetë ajo, rrëfen për herë të parë për nji televizion shqiptar, mrekullinë që Nanë Tereza ka ba mbi të.

“Rreth 20 vite ma parë u diagonostikova me tumor në stomak. Mora shumë mjekime, por nuk pata asnji përmirësim.

Më mbaruen të gjitha paratë me mjekime dhe doktorë.

Më pas, nji nga të afërmit e mi u lidh me Spitalin e Nanë Terezës dhe ai më këshilloi që të shkoja atje sepse ishte falas dhe kjo ishte arsyeja pse u drejtova atje”, rrëfen Monica.

Për ma shumë kqyreni videon e maposhtme: