A arritën të futen në Kuvend kandidatët me numrat ‘magjikë’ (dokument)

Numrat e partive që i bartnin kandidatët për deputetë, edhe në këto zgjedhje sollën fryte.

Tre kandidatët që mbanin numrin e partisë, arritën të marrin votat e nevojshme që të fitojnë mundësinë e përfaqësimit në Kuvendin e Kosovës.

Nga radhët e koalicionit PAN, Teuta Haxhiu, ia pa hajrin numrit mbasi arriti me i marrë 15,853.

Nga koalicioni LAA, ishte Driton Selmanaj, që kishte pasë numrin ‘magjik’ të partisë. Ai mblodhi hiç ma pak se 35,250, tue dalë kështu deputeti i 4 ma i votuem në këtë koalicion.

Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje ishte Ali Lajçi, i cili ia pa hajrin numrin e partisë, tue marrë kështu 10,441.