A arriti me u ba deputete Edita Tahiri?

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, njiherit kryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës duket se nuk ka sigurue numrin e mjaftueshëm të votave për me u ba deputete.

Në nji garë të ashpër që asht zhvillue mbrenda koalicionit PDK-AAK-NISMA, Tahiri ka arritë m’i sigurue vetëm 3575 vota, gja që e pamundëson shkuemjen e saj në Kuvend.