A asht Asociacioni kusht për liberalizimin e vizave?

Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mund të caktohet kusht shtesë për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ky paralajmërim ka ardhë nga Tanja Fajon, raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian.

Por, krenat e institucioneve në vend thonë se Komisioni Europian ka caktue detyrimet për Kosovën në muejin Maj dhe për këtë çashtje nuk ka me pasë detyrime shtesë.

Bekim Çollaku, ministër i Integrimeve Europiane thotë per Tribuna Channel se Kosova duhet të kryej obligimet e marra nga dialogu në Bruksel.

Edhe kryenegociatorja e dialogut Kosovë- Serbi, ministrja Edita Tahiri ka thanë për Tribuna Channel se marrëveshjet e dialogut, përfshi Asociacionin, nuk janë kushte për liberalizim.