A asht Demarkacioni arsyeja për zgjedhje!

Deshtimi i ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacion mes Kosovës dhe Malit të Zi në Kuvendin e Kosovës mundet me çue vendin në zgjedhje të parakohshme.

Kundërshtimet e opozitës dhe nji pjesë të deputetëve të koalicionit qeverisës që po i bajnë versionit aktual të demarkacionit gjithnji e ma tepër po vlerësohet se ky proces ka me dështue.

E, dështimi i procesit do të mundë ta prishte edhe koalicionin aktual qeverisës mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat ende nuk po gjejnë konsensusin për me procedue në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion mes Kosovës e Malit të Zi.

Por, të bindun se këtë vit do të ketë zgjedhje dhe se demarkacioni mund të jetë shkas janë partitë opozitare, të cilat po kerkojnë kategorikisht mbajtjen e zgjedhjeve.