A asht Demarkacioni, misioni i Nuland në Kosovë!

Zyrtarja amerikane, Victoria Nuland, në fund të kësaj jave ka me vizitue Kosovën, ku ka me bisedue me përfaqësuesit e partive politike në vend për zgjidhjen e çashtjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe për disa tema të tjera.

Derisa pozita shpreson se zyrtarja e naltë amerikane ka me i ndihmue në këtë drejtim, përfaqësuesit e opozitës thonë se nuk bajnë kompromise me territor.

Ndihmësja e sekretarit amerikan për Europë dhe Euro-Azi, Victoria Nuland, në fund të kësaj jave (10 korrik 2016) ka me vizitue Kosovës, ku pritet me u diskutue me përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, njani nga kriteret e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave.