A asht e gatshme KQZ’ja për organizimin e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shprehë gadishmëninë për organizimin e zgjedhjeve, kurdo që ato vendosen të mbahen.

Në nji prononcim për “Zërin”, zadhënësi i KQZ’s, Valmir Elezi, ka thanë se po qe se nji gja e tillë kërkohet, ky komision ka me veprue gjithmonë simbas ligjit.

“KQZ’ja asht institucion i pamvarun që për detyrë kryesore ka organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve, prandaj nëse nji gja e tillë kërkohet, KQZ’ja ka m’i ndërmarrë tana veprimet e parapame me ligj për përmbushjen e këtij detyrimi kushtetues”, ka deklarue Elezi.