A asht gati Zenun Pajaziti me zavendësue Adem Grabovcin!

Mbas largimit të Adem Grabovcit nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar të PDK’s, partia me ma së shumti deputetë ka mbet pa drejtues.

Mirëpo, lajmi.net merr vesh se gjasat ma të mëdha për me zavendësue Grabovcin si shef i Grupit Parlamentar i ka Zenun Pajaziti.
Grabovci ka thanë se ditëve të fundit janë publikue biseda në media të cilat kanë pasë për objekt emnin dhe autoritetin e tij politik e njerëzor.

“Me siguri këto kanë krijue nji ambient jo të kandshëm për opinionin publik, institucionet e vendit, PDK’n, por edhe për mue dhe familjen time. Me qellim të reagimit tim moral dhe politik ndaj nji çashtje të tillë dhe hapjes së mundësisë së trajtimit adekuat ligjor të këtij rasti, i cili ka prek edhe privatësinë, por edhe autoritetin e subjektit politik dhe timin personal, ofroj dorëheqje nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK’s”, ka thanë Grabovci.