A asht kjo deshmi se Lista Serbe ju asht kthy institucioneve!

Ndonëse përfaqësuesit e Listës Serbe në institucionet e Kosovës kanë ngritë aktivitetin e tyne në shejë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për Trepçën, ata nuk po hezitojnë me përfaqësue Republikën e Kosovës edhe përtej kufijve.

Zavendësministri i Punëve të Mbrendshme që vjen nga Lista Serbe, Milan Radojevic ka përfaqësue Kosovën në Malin e Zi në datat 1 dhe 2 Nandor ku edhe ka nënshkrue disa protokolle trelaterale, raporton Indeksonline.

Radojevic përveç postit të zv/ministrit në MPB ai asht edhe Koordinator nacional kundër trafikimit me njerëz.

Ma poshtë mund ta ndiqeni kronikën në gjuhen malazeze, që nga minuta 02:13 si dhe deklaratën e zv/ministrit Radojevic.