A asht kjo ‘infermierja e maskueme’ e Hillary Clinton?

Që mbas atij ‘incidenti mjekësor’ më 11 Shtator, rrjeti po zien nga spekulimet mbi shëndetin e kandidates demokrate për presidente të SHBA’ve, Hillary Clinton.

Disa foto tregojnë nji grue misterioze, që i kontrollon kandidates demokrate pulsin, pikërisht pak përpara se ajo të filmohej tue mos e mbajt kambët.

Disa thonë se ajo asht ‘infermierja e maskueme’ e Clinton.

Kandidatja demokrate thotë se asht prek nga pneumonia dhe po kurohet.

Rrjeti asht i mbushun me spekulime se Clinton mund të ketë edhe damtime neurologjike.

Edhe ma herët ka pasë spekulime, mbasi Clinton pesoi nji damtim në tru gjatë nji rrximi para disa vitesh.

Nuk dihet se sa ka me ndikue në fushatë ky moment, por disa media thonë se kjo asht ndoshta ora e artë për republikanin Donald Trump.

 

2-maska

 

3-maska

 

4-maska

 

5-maska

 

6-mska