A asht Kosova e rrezikueme nga sulmet terroriste?

Mekanizmat e sigurisë në Kosovë thonë se radikalizmi, ekstremizmi dhe grupet e organizueme kriminale janë rreziku potencial për shoqninë e Kosovës, por thonë se ajo aktualisht nuk asht zonë e rrezikueme nga sulmet e mundshme terroriste.

Kapacitetet e mekanizmave të sigurisë në Kosovë janë të mjaftueshme dhe të nivelit profesional për me u përballë me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin që çon në terrorizëm, konsiderojnë ekspertë për çashtje të sigurisë.

Ata thonë se, Kosova aktualisht nuk asht e rrezikueme nga sulmet e mundshme terroriste.Por, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë thanë se, radikalizmi, ekstremizmi dhe grupet e organizueme kriminale paraqesin rrezik potencial për shoqninë e Kosovës.

Daut Hoxha, zadhënës i Policisë së Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se ky institucion që nga fillimi ka ndërmarrë masa të nevojshme për parandalimin e dukunive të tilla.

“Gjithashtu, masa konkrete janë ndërmarrë edhe në arrestimin e personave të caktuem apo shkatërrimin e celulave që kanë pretendue të kenë lidhje më organizata e tilla. Policia e Kosovës, muj me thanë, se ka kapacitete të mjaftueshme për realizimin e objektivave kryesore të saj, në funksion të garantimit dhe zbatimit të ligjshmërisë në vend”, thotë Hoxha.