A asht Kosova e rrezikueme nga terrorizmi?

Terrorizmi

Autoritetet në Kosovë thonë se mekanizmat përkatës kanë ndërmarrë tana veprimet për të “mos lejue sulme të mundshme terroriste në vend”.

Ata thonë se “Kosova, si edhe shumë vende të tjera, vazhdon me qenë e rrezikueme nga sulmet terroriste”.

Zavendësministri i Punëve të Mbrendshme, Valdet Hoxha, i tha Radios Europa e Lirë se fakti që deri tash nuk ka pasë ndonji rast të ndonji sulmi, kallxon se mekanizmat vendorë të sigurisë janë tue punue në këtë fushë.

“Sulmet terroriste janë dinake dhe në asnji moment na nuk duhet të ndjehemi rehat dhe të sigurt në kuptimin e plotë të fjalës. Bazue në aktivitetet tona, kryesisht të mekanizmave të sigurisë, Policisë, Agjencisë së Inteligjencës dhe mekanizmave të tjerë që kanë të bajnë me mekanizmat e sigurisë, na besojmë se situata asht e qetë”, tha Hoxha.

Ai, po ashtu, theksoi se autoritetet e Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, kanë bashkëpunim të mirë edhe me faktorët relevantë ndërkombëtarë.

“Kemi arritë që në vitin e fundit të mos lejojmë që asnji qytetar i Republikës së Kosovës t’i bashkohet luftave në Lindje të Mesme. Besojmë se asht nji rezultat i prekshëm”, shtoi Hoxha.

Por, për organizatat që kanë njohuni në fushën e sigurisë, Kosova vazhdon me qenë e kërcënueme nga, siç thuhet, “sulmet terroriste” siç ka qenë edhe ma herët.

Skënder Përteshi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, tha për Radion Europa e Lirë se pamvarësisht asaj që në Kosovë nuk ka pasW sulme terroriste, institucionet duhet të punojnë dhe të mos lejojnë që diçka e tillë të ndodhë.

“Niveli i kërcënimeve mbetet i njajtë. Autoritet e sigurisë duhet t’i kenë të njajtat reagime ose të njajtat aktivitete, siç i kanë ba deri tash në përgjithësi. Pse ka ra trendi i shkuemjes së kosovarëve në Lindje të Mesme nuk don me thanë se ka ra trendi i rrezikut. Në të njajtën kohë vazhdimi i politikave publike që lidhen me parandalimin dhe ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin që shpie në terrorizëm, duhet me vazhdue”, vlerësoi Perteshi.