A asht KQZ e gatshme për zgjedhje?

Nëse Kosova shkon në zgjedhje, ato kanë me u monitorue edhe nga anëtarë të shteteve tjera, pjesë e Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhorë Europianë, mbasi tashma KQZ’ja asht pjesë e këtij institucioni.

Valdete Daka flet për sfidat nëse kërkohen zgjedhje të parakohshme

Edhe pse asgja nuk ka konkrete në planin politik, mosvotimi i Demarkacionit dhe Asociacionit të Komunave Serbe ka shtue zanat se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, kërkesë kjo e vazhdueshme e partive opozitare. Në këtë situatë, në Komisionin Qendror Zgjedhor thonë se janë të gatshëm për zgjedhje, nëse ato mund të kërkohen nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, apo në rast të shpërbamjes së Kuvendit.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, në nji intervistë për “Zërin” ka folë për pregaditjet e këtij institucioni, në rast të kërkesës për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme. Daka ka thanë se nëse kërkohen zgjedhje, ka me pasë “ilaç” edhe për problemet që ishin shfaqë në zgjedhjet e fundit, siç janë ndër të tjera edhe defektet në listat e zgjedhësve.