A asht ky Presidenti ma i shtrejtë amerikan! (foto)

Barack Obama pritet m’u ba së shpejti ish-Presidenti amerikan ma i shtrejtë i krejt kohëve.

Simbas ‘Washington Times’, i cili citon nji raport të “Congressional Research Service” (enti që verifikon bilancet zyrtare për pesë ish-Presidentët që jetojnë ende), buxheti i kërkuem nga Obama, asht në fakt 1 milion e 153 mijë dollarë, mbi 100 mijë dollarë ma shumë nga sa u kërkue nga George W.Bush dhe 200 mijë ma shumë në krahasim me Bill Clinton.

Vlera e shtueme e buxhetit spjegohet me faktin që përveç pensionit, siç e parashikon ligji në vitet ’50, ish-Presidentët kanë të drejtën e nji zyre dhe disa shpenzimeve shtesë, mes të cilave udhëtimet.

Kostot ma të mëdha janë pikërisht për zyrën: ajo e Obamës në Washington, ka me i kushtue taksapaguesve 536 mijë dollarë, ma shumë se çdo President tjetër.

Zyra e Bill Clinton në New York, tue qenë ma e madhe se ajo e Obamës, kushton ma pak, “vetëm” 518 mijë dollarë.

Ajo e George W.Bush në Dallas, kushton në të vërtetë 497 mijë dollarë, ajo e babes se tij në Houston, 286 mijë dhe në fund, ajo e Jimmy Carter në Atlanta, 115 mijë dollarë.

 

Shperndaje në: