A asht liberalizimi peng i zgjedhjeve në shtetet e BE’s?

Zgjedhjet që kanë me u organizue vitin e ardhshëm në disa vende të Bashkimit Europian mund të ndikojnë negativisht në procesin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kështu vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohës të këtij procesi.

Kjo mbasi, simbas tyne, nuk asht e përshtatshme për qeveritë e atyne shteteve që të mbështesin liberalizimin e vizave për shtete tjera para mbajtjes së zgjedhjeve.

Zavendësministri i Integrimit Europian, Ramadan Ilazi, ka thanë për “Zërin” se zgjedhjet në vendet e Bashkimit Europian, me theks të veçantë në Gjermani dhe Francë mund të kenë efekt negativ në procesin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.

Megjithatë, ai ka thanë se mundësia për liberalizimin e vizave sivjet asht ende reale nëse arrihet nji koncensus politik për sfidën e mbetun të ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Por, nëse e kalojmë muejin Tetor pa ndonji zhvillim pozitiv, atëherë kam frigë se edhe ky vit ka me qenë vit i humbun për Kosovën, për sa i përket liberalizimit të vizave. Viti i ardhshëm ka me qenë edhe ma i vështirë për nji vendim, sepse kemi me pasë zgjedhje të përgjithshme në disa shtete të BE’s dhe kjo mund të ketë efektin e vet në procesin e vendimmarrjes”, ka deklarue Ilazi./Zeri/