A asht nesër dita kritike për liberalizimin e vizave!

Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çashtje të mbrendshme, LIBE, asht parapa me votue nesër, më 5 Shtator, për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, tue i hap kështu rrugën Parlamentit Europian me votue për të njajtin proces.

Gjasat për liberalizimin e vizave për Kosovën janë të vogla, mbasi shumica e shteteve anëtare të BE’së nuk kanë shfaq interes për me votue pro liberalizimit për kosovarët.

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Europian për Kosovën, Ulrike Lunaçek dhe raportuesja për liberalizim të vizave, Tanja Fajon më 1 Shtator, kanë shpreh keqardhjen e tyne me shtyemjen në Kuvend, të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Në llogaritë e tyne në rrjetin social Twitter, Lunaçek dhe Fajon, kanë porosit se megjithatë “votimi në komitetin LIBE të Parlamentit Europian do të bahet ditën e Hanë të javës së ardhshme”.

“Kosova duhet të përmbushë të dyja kriteret e mbetuna për liberalizim të vizave” shkruen Lunaçek tue shtue se “Fajon planifikon të ecë tutje me votimin në komitetin LIBE”.

Gjasat ma të mëdha për liberalizim i ka Ukraina dhe Gjeorgjia, ndërsa Kosova duhet të presë ende.

Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çashtje të mbrendshme, LIBE, asht parapa me votue nesër, më 5 Shtator, për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, tue i hap kështu rrugën Parlamentit Europian me votue për të njajtin proces.

Komiteti LIBE ishte parapa me votue për Kosovën në Korrik të këtij viti, por shtyu votimin në Shtator me shpresën se politikanët e Kosovës do të gjejnë nji zgjidhje për demarkacionin.