A asht ‘Panama Papers’ si Lufta e III Botnore!

panama-papers

Derisa dokumentet e dala nga Panamaja po shkaktojnë nji tërmet moral, financiar dhe ligjor në botë, shumë njerëz pyesin me të drejtë se çfarë do të ndodhë tash me botën.

Dokumentet e Panamasë kanë shfaq nji botë të msheftë pazaresh kur firma “Mossack Fonseca” ka ndihmu politikanë dhe figura publike, mes të cilëve miq të Presidentit rus Vladimir Putin, të afërm të kryeministrave të Britanisë, Islandës dhe Pakistanit dhe vetë Presidentin e Ukrainës.

Por edhe në këtë rast, i cilësuem si “skandali ma i madh financiar i të gjitha kohnave”, bota u nda persëri në dy kampe: vendet e Lindjes po bajnë rolin e viktimës, ndërsa në Perëndim reaguen ndryshe: kryeministri i Irlandës, i përmendun mes miliona dokumentave, dha dorëheqjen e menjihershme, shkruen Albeu.com.

Por shtrohet pyetja se a priten trazina popullore?

Shqipnia u dogj në vitin 1997 dhe pse ndodhi kjo?

Sepse pushtetarët futën duert në xhepat e tyne.

Pak a shume e njajta gja ndodhi edhe ne Greqi me plasjen e krizes financiare.

Por edhe ne vende te tjera të botës priten te tilla reagime.

Lufta e Tretë duket si luftë për para, por thellë asht luftë për pushtet.

Vitet që nga Lufta e Dytë ku u shfaqen herojtë e nacionalizmit, kanë rrenu kolonat e shtetit.

Ka ra demokracia! Që nga shtete të vërteta e deri te qeverisjet e këqija si kjo e Tiranës, shkelen përditë parimet e demokracisë.

Qeveria e majtë e Tiranës prej kohësh po vepron si në nji shtet pa sistem politik.

Që nga strukturat partiake dhe deri në strukturat e shtetit, qeveria ka mohue principet e demokracisë.

Prej kohësh qeveria aspirante për BE, po thotë me za të naltë se Europa asht pa vlerë, dhe e perçame.

Të njajtët zana vijnë edhe nga Moska, Pekini dhe Lindja e Mesme. Në këto vende udhëheqësit janë pjesëmarrës në “Panama…” dhe prandaj dinë sekrete të dobësisë së Europës. /albeu.com/