A asht vra lideri i organizatës terroriste “Boko Haram”

Ushtria nigeriane ka njoftue në “Twiter” se lideri i organizatës terroriste “Boko Haram”, Abubakar Shekau, asht vrarë gjatë nji sulmi ajror, në të cilin kanë humb jetën edhe disa komandantë të tjerë të këtij grupi.

Lajmin e ban të ditun “International Business Times”, e cila thekson faktin se lajmi nuk mund të verifikohet nga burime të tjera.
Lajmi vjen nji ditë mbas njoftimit të agjencisë ushtarake nigeriane për vrasjen e 300 pjesëtarëve të “Boko Haram” gjatë nji sulmi të qeverisë në Borno, zonë që njihej si fortesa e grupit terrorist.

Më 4 Gusht, Shekau kishte njoftue se ishte ende ai lideri i organizatës dhe jo personi i emnuem nga Shteti Islamik, Abu Musab al-Barnawi, aktualisht zadhanës i “Boko Haram”.

Kjo lëvizje u pa si nji shejë e prishjes së bashkëpunimit mes Shtetit Islamik dhe “Boko Haram”.

Lajmi për vrasjen e Shekaut asht përhap edhe në Shtator të vitit 2014, por nji muej më pas, ai u shfaq në nji video për me njoftue se ishte ende gjallë.