A e dini çka ndodh nese Thaçi shkon në Beograd!

Nëse Hashim Thaçi do të vinte në Beograd, sigurt kishte me u arrestue sepse gjykata e Beogradit ka dhanë urdhën për ripërtërimje të urdhën -arrestit për të.

Kështu ka thanë për “Veçernje Novosti” Milan Petrovic, ushtrues detyre i prokurorit për krime lufte në Serbi.

Edhe pse këtë urdhën-arrest Ministria e Drejtësisë e ka dërgue në Interpol, kjo organizatë ndërkombëtare, sqaron Petrovic, simbas Rezolutës së Asamblesë së përgjithshme në rrethana të caktueme mundet me pezullue atë.

Kjo ka ndodh sepse Kosovën, të cilën shumë shtete anëtarë të Interpolit e pranojnë si shtet, kanë shfaq protestë për shkak të shtetasve të tyne.

“Në rastin e Thaçit nuk ka pas ‘urdhën-arrest të kuq’, me anë të së cilit do të arrestohet në cilindo vend, kështu që secili shtet sillet simbas gjykimit të tyne.

Kjo do të thotë se ai edhe ni ndonjë vend tjetër, përveç neve do të mund t’arrestohej”, ka thanë Petrovic.