A e dini kush asht “super” deputeti me pesë vende pune! (Dokument)

Deputeti i Partisë Demokratike (PDK) të Kosovës Besim Beqaj edhe ma tuje vazhdon me i mbajtë pesë vende punë, derisa n’anën tjetër nji numër i madh i qytetareve ne grada akademike janë të papunë.

Beqaj në formularët e deklarimit të pasunisë ka deklarue se përveç punës së deputetit asht i angazhuem si Konsulent në fushën e edukimit në “Kolegji Cambridge” në Pejë.

Po ashtu Beqaj ka vetë deklaru se në Universitetin e Prishtinës asht Profesor i Asocuem, Universitetin “Haxhi Zeka” Pejë, ai ka deklarue se asht si profesor i angazhuem, raporton zëri.info.

Po ashtu deputeti Beqaj asht i angazhuem edhe në kolegjin AAB si Profesor i angazhuem.

 

 

beqaj-besim
Deputeti Beqaj ka deklarue se vetë ai për punën që ban mbrenda vitit merr hiç ma pak se 67 mijë euro.

Po ashtu ai ka deklarue se të hynat vjetore të bashkëshortes së tij janë rreth 26 mijë euro, derisa të babes se tij janë 20 mijë euro.

Po ashtu, Beqaj ka deklarue se në llogari bankare ka të depozitueme rreth 200 mijë euro.
Për me pa deshmitë kliko KETU.

 

beqaj