A e dini sa mija myslimane jane konvertue ne Shqipni, e sa ne Kosove?

church-and-mosque-640x358

Studimi me titull “Besimtarët në Krisht me të kalueme myslimane: Nji Census global”, me autorë Duane Alexander Miller, nga Universiteti “St. Mary’s” në San Antonio, Texas dhe Patrick Johnstone, nga WEC International Singapore, e nxjerr Shqipninë në vendin e parë n’Europë, per numrin e myslimaneve te konvertuem ne te krishtene.

“Prej vitit 1960”, shkruejnë autorët, “ka pase rritje domethanëse në numrin e konvertimeve nga Islami në Kristianizëm. Pjesa ma e madhe e këtyne konvertimeve ka qenë në formën e Kristianizmit evangjelist apo Pentekostal, por ka pase edhe konvertime në kristianizmin katolik apo ortodoks, ndërkohë që disa të konvertuem të tjerë, deklarojnë se vazhdojnë me mbete edhe myslimanë edhe ndjekës të Jezusit”.
Studimi i gjatë, spjegon në hollësi qysh dy autorët kanë sigurue vlerësimet dhe shifrat e të konvertuemve, kompleksiteti i kësaj pune, si dhe nji listë të shteteve, simbas kontinenteve, me numrin e besimtarëve në Krisht, të cilët kanë të kalueme myslimane. Studimi përfshin edhe grafikë me vlerësime maksimale, minimale dhe mesatare të kësaj popullsie, që nga viti 1960 e deri sot. Kërkimet për studimin, simbas autorëve, kanë nis qysh prej vitit 1960, kur Patrick Johnstone nisi me mbledhë informacione mbi përmasën dhe natyrën e komuniteteve kristiane në vende të ndryshme të botës. Kjo rezultoi në gjashtë botime të librit “Operacioni Botë”, autor i të cilit asht Johnstone.
Qëllimi i këtij libri ka qenë me ofrue nji profil të secilit vend në botë, tue përfshi edhe informacione për ndamjen etnike dhe fetare. Simbas studimit, Shqipnia asht mes 4 vendeve të para në Europë, për numrin e të krishtenëve me të kalueme myslimane. Autorët vlerësojnë se janë 13 mijë shqiptarë të konvertuem në besimtarë të Krishtit. Vendin e parë e mban Bullgaria me 45 mijë besimtarë, vendin e dytë Mbretnia e Bashkueme me 25 mijë besimtarë, te tretin Gjermania me 15 mijë besimtarë. Sa i përket Kosovës, simbas studimit, besimtarët e konvertueme në kristianizëm, me të kalueme myslimane, kanë qenë –  2000. /shekulli.com/bota.al/