A e dini se miliona shikues e kanë pa debatin mes Clintonit e Trump!

Debati presidencial në mes të Hillary Clinton dhe Donald Trump asht shikue nga 84 milionë njerëz në televizionet amerikane, tue thy rekordin e vendosun 36 vjet ma parë.

Ishte debati mes Jimmy Carter dhe Ronald Reaganit, në vitin 1980, i cili kishte tërheq 80.6 milionë shikues, tue mbajt kështu rekordin për 36 vite.

Faktikisht, këto shifra janë marrë vetëm nga shikueshmënia në 11 kanale televizive amerikan, çka ka me thanë se shifrat reale munden me qenë akoma ma të nalta.

Po ashtu, debati ka tërheq vëmendje botnore, mbasi asht shikue edhe online nga nji numër i madh i njerëzve.