A e duen kosovarët pasaportën e tyne?

Pasaporta e Kosovës në radhitjen ndërkombëtare të fuqisë së saj, asht në vendin e 86’të, marrë parasysh se qytetarët e saj mund të udhëtojnë në vetëm 41 vende të botës pa viza.

Për këtë temë flasin të rijtë e anketuem për rubrikën “VOX” të Radios Europa e Lirë dhe shumica prej tyne thonë se janë të kufizuem për të lëvizë nëpër vende të ndryshme të botës.

Yllka Suma, studente në Universitetin e Prishtinës, thotë se pasaporta e Kosovës nuk ofron shumë mundësi.

Kurse, Gentrit Gecaj, student, shprehet:

“Po kam pasaportë të Kosovës edhe nuk asht që më jep shumë mundësi, por nuk asht keq”.

Besa Obërtinca thotë se edhe pse ka pasaportë të Kosovës, për viza nuk ka aplikue në asnji ambasadë.

Laurenta Ukaj, e cila studion në Fakultetin Ekonomik thotë se atje ku ka pasë mundësi të shkojë me pasaportë të Kosovës, ka shkue dhe e ka shfrytëzue atë.

Kurse, Burim Krasniqi thotë se ndjehet krenar që ka pasaportën e Republikë së Kosovës.

“Vetë fjala pasaportë, ka nji autorizim ose identitet të shtetit tonë të pamvarun. Me atë pasaportë që e kam, ndjehem krenar dhe shpresoj që në t’ardhmen kemi me u ndje edhe ma shumë”, shprehet Burimi.