A e goditi për kurdët Erdogan edhe Kosovën! (video)

Erdogan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka reague i tërbuem me referendumin e kurdëve të Irakut tue paralajmërue sanksione kundër kësaj zone.

Ai ju ka kujtue shembullin e Kosovës e cila po ka problem me njohjen tue konstatue se” Kosova ende nuk asht shtet”.

Erdogan ka paralajmërue sanksione të ashpra kundër kurdëve dhe ju ka kujtue Kosova ndërkohë që këto deklarata kanë nxit reagime të mëdha në rrjetet sociale.

“Ju do të mbeteni askund nga momenti kur na fillojmë me i zbatue sanksionet. Gjithçka ka me mbarue kur ta mbyllim gypin. Të gjitha të hyrat tueja kanë me marrë fund” ka thanë ai.

Më pas, Erdogan ka ba krahasimin me Kosovën, tue thanë se çka u duhet kurdëve vetëm nji njohje –ajo e Izraelit.

“Kosovën e kanë njoft 114 shtete, por fatkeqësisht Kosova ende nuk u ba shtet” ka thanë Erdogan.

Më pas ai ka shpalos edhe detaje të takimit me Hashim Thaçin gjatë javës që shkoi në New York.

 

 

Shperndaje në: