A e komplikon punën e Demarkacionit Lista Serbe?

Vendimi i Listës Serbe për të ngri aktivitetin e tyne në kuadër të Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit ja ka pamundësue në nji farë forme qeverisë sigurimin e numrave të nevojshëm për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Vet qeveritarët thonë se ky vendim i kësaj liste nuk ka me i kontribue riprocedimit të këtij projektligji në Kuvend.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu thotë se qasja e re e Listës Serbe nuk asht aspak e dobishme.

“Demarkacioni asht i asaj randësie për Kosovën dhe qytetarët e saj, sa që prolongimet e pajustifikueshëm shkojnë në dam të interesave të vendit tonë dhe në dam të nji jete ma të mirë për qytetarët tanë. Prandaj, vazhdojmë të jemi të hapun dhe serioz me kërkesën tonë për ta bisedue me opozitën. Në anë tjetër, qasja e re, por aspak e dobishme e ‘Listës Serbe’ nuk i kontribuon pozitivisht asnji procesi institucional në Kosovë, pra për rrjedhojë as edhe procesit të riprocedimit të Demarkacionit”, ka thanë Abdullahu.