A e leshoi Skender Hyseni takimin në Bratislava për Serbinë?

Ministri i Mbrendshëm i Kosovës Skënder Hyseni, ka njoftue dje për pjesëmarrje në nji konferencë ministrore në Sllovaki, ku asht diskutue çashtja e migracionit.

Por, pala serbe sot ka theksue se atje Hyseni asht përfaqësue  kudër rezolutës 1244, e jo në emën të shtetit të Kosovës, e as në pajtim me marrëveshjen e Brukselit, simbas të cilës, Kosova përfaqësohet me fusnotë.

Mediat serbe kanë njoftue se në Bratislava, ka ndodh nji incident për shkak se Serbia ka parandalue përfaqësimin e Kosovës si shtet në nji takim ministror ku asht për refugjatët.

Simbas mediave të Beogradit, Serbia ka parandalue pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim si shtet tue kërkue që gjithçka me shkue në kuadër të rezolutës 1244.