A e mbështesin gjermanët kandidaturën e katërt të Merkel?

Të paktën dy të tretat e gjermanëve mirëpresin faktin që kancelarja gjermane Angela Merkel ka me kandidue në zgjedhjet që pritet me u zhvillue vitin e ardhshëm, simbas nji sondazhi të publikuem sot.

Simbas sondazhit “Politbarometer” të zhvilluem nga televizioni publik ZDF, “64 për qind e gjermanëve mbështesin vendimin e Mrekelit”. “Ky vendim mbështetet gjithashtu nga 89 për qind e përkrahësve të partisë së saj të qendrës së djathtë Unioni Kristian Demokrat (CDU)”, thuhet në këtë sondazh.

Vetëm 33 për qind e gjermanëve janë kundër kandidaturës së katërt të kancelares.