A e meritojnë deputetët e vendit rrogën 2 mijë euro!

Deputetët e Kosovës kanë rrogt ma të nalta krahasue me deputetët e vendeve fqinje.

Njohësit e ekonomisë dhe analistët politikë thonë se në nji vend si Kosova me varfni dhe papunësi të madhe asht e papranueshme që rrogat e deputetëve të shkojnë deri në 2000 euro.

Shteti ma i varfën në rajon paguem ma së shumti deputetët e tij.

Deri në 2000 euro marrin rroga mujore deputetët e Kosovës, derisa ata të Serbisë nuk marrin as 1000 euro në muej.

Gazeta Zëri ka nxjerrë të dhanat e pagave mujore të shteteve të rajonit dhe del se Kosova edhe në krahasim me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipninë mbetet në top-listë për nga rrogat e deputetëve të saj.

Paga bazë e deputetëve të Kosovës asht 1488 euro e kur kësaj i shtohen edhe përfitimet tjera si meditje për pjesëmarrje në seancë, në mbledhje të komisioneve, si dhe udhëtime jashtë vendit, ajo arrinë në rreth 2000 euro.